Zyrtare, Krychowiak njofton tërheqjen nga kombëtarja polake

26/09/2023 20:16

Grzegorz Krychowiak tërhiqet nga kombëtarja polake. 33-vjeçari njoftoi sot se nuk do të luajë më për skuadrën e trajnerit Probierz, i cili zëvendësoi Fernando Santos.

Mesfushori ka bërë 100 paraqitje me skuadrën e Polonisë, me të cilën ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asistime, si dhe ka marrë pjesë në Kupat e Botës 2018 dhe 2022, si dhe Kampionatin Evropian 2016 dhe 2021.

“Kam luajtur 100 ndeshje me shqiponjën e bardhë në gjoks është nderi më i madh për mua dhe kështu do të jetë gjithmonë”,-shkroi Krychowiak në rrjetet sociale, pa shpjeguar arsyet e këtij vendimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA