Vrasje në Rrëshen/ Viktima Martin Bardhi, në mars kreu atentat drejt nipit të Kastriot Reçit! Sa kishte dalë nga burgu

26/09/2023 10:51

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur këtë paradite në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Viktimë ka mbetur Martin Bardhi, 59 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pranë lokalit të tij, ku fillimisht është konfliktuar me autor/ët dhe më pas sherri ka agravuar në përdorimin e armëve. Konfirmohen se janë dhe 3 të plagosur nga ky atentat.

Autor/ët më pas janë larguar me një fuoristradë të zezë. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Viktima Martin Bardhi është emër i njohur për drejtësinë, i përfshirë më herët në konflikte në qytetin e Rrëshenit.

mars të këtij viti, së bashku me të birin, Erind Bardhin, Martini qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020. Saimir Reçi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës, megjithatë mundi t’i shpëtojë atentatit.

Bardhi u vu në pranga pas ngjarje në muajin mars dhe pak ditë më parë kishte rifituar lirinë.

Në fakt, mes fiseve Reçi dhe Bardhaj ka pasur vazhdimisht konflikte dhe dyshohet se edhe vrasja e sotme lidhet me përplasjen mes dy fiseve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA