Një 47-vjeçar është vënë nën hetim për kontrabandim të mallrave për të cilat kërkohet licencë, në portin e Durrësit.

47-vjeçari M.M i cili është rezident në Angli, tentoi të kalonte në portin e Durrësit dy bombola me lëndë kimike helium, të cilat u gjendën në fugonin që drejtonte.

Dy bombolat me helium dhe fugoni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Top Channel