Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Durrës teksa po tentonte të grabiste një automjet.

Policia e Durrësit është njoftuar se një person po tentonte të vidhte një automjet, në lagjen nr.12, ku kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes.

Autori, shtetasi A. Dh., 49 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel