Goditet në Spanjë ‘karteli ballkanik’ i trafikut të drogës / Transportonin kokainë në kontejnerë me fruta nga Ekuadori

26/09/2023 11:00

Agjentët e Policisë Spanjolle, në një operacion të përbashkët me Mbikëqyrjen Doganore të Agjencisë Tatimore, kanë çmontuar rrugën kryesore të hyrjes së kokainës të organizatës kriminale të njohur nga policia si “Karteli i Ballkanit” në Spanjë. 

Pas shtatë inspektimeve në Portin e Valencias, janë sekuestruar më shumë se 1700 kilogramë kokainë të fshehura në kontejnerë detarë nga Ekuadori. Një nga anëtarët e Kartelit Ballkanik , me trajnime ushtarake dhe njohuri të gjera operacionale, i cili kishte ardhur nga Shqipëria për të mbikëqyrur transaksionin, është arrestuar, raportojnë mediat spanjolle.

Operacioni është kryer nga faza të ndryshme, të cilat kanë bërë të mundur përcaktimin e mënyrave të ndryshme të veprimit që përdorte Karteli Ballkanik për të fshehur drogën.

Droga ishte fshehur në kontejnerë me fruta nga Ekuadori

Hetimi nisi kur agjentët mësuan se rrjeti kriminal mund të importonte çdo javë kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori, të cilat do të përmbanin sasi të konsiderueshme droge.

Agjentët zbuluan se organizata kriminale përdorte metoda të ndryshme për të futur drogën në Spanjë, duke qenë se e fshihnin atë në mënyra të ndryshme, duke përdorur vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false mbi to ose trarë me vrima, për të strehuar lëndën narkotike.

Në një fazë të parë të operacionit, i cili pati bashkëpunimin e Gardës Civile, hetuesit arritën të zbulonin kompanitë që mund të përdoreshin nga karteli ballkanik dhe u verifikua se si kishin filluar të përdornin kontejnerët detarë që hynin në Spanjë nga rregullisht, duke importuar disa dhjetëra kontejnerë nga një kompani eksportuese frutash në Ekuador, me destinacion Valencia.

Qershorin e kaluar ky rrjet kriminal tentoi të fuste një sasi të konsiderueshme kokaine që fshihej në dhomat e frigoriferit, duke sekuestruar gjithsej 45 kilogramë kokainë dhe arrestuar anëtarin e organizatës kriminale në atë kohë.

Gjithashtu janë sekuestruar tre aparate celularë dhe materiale të ndryshme për nxjerrjen e drogës nga kontejnerët.

Në fazën e dytë të operacionit, duke vijuar me hetimet, u kryen kontrolle të ndryshme në kontejnerë që kishin mbërritur në portin e Valencias, duke gjetur sërish dy kontejnerë që fshihnin nga 44 dhe 46 kilogramë kokainë secili.

Gjithashtu, u gjet një kontejner i tretë me strukturë të sofistikuar, i cili fshehu 200 kilogramë kokainë në dyshemenë e saj false.

Më pas, në fazën e tretë , u zbulua se si organizata kriminale po tentonte të fuste drogën në trarët e dyshemesë së një kontejneri, ku u sekuestruan gjithsej 550 kilogramë lëndë narkotike. Më në fund, në muajin korrik, që përkon me fazën e katërt të operacionit, u zbuluan dy kontejnerë të rinj që ishin fshehur në dyshemenë e strukturës, ku mes tyre u sekuestruan 831 kilogramë kokainë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA