“Gënjeshtra”, Neymar reagon pas zërave se kërkoi shkarkimin e trajnerit portugez

26/09/2023 14:06

Neymar ka nisur aventurën në Arabinë Saudite me Al-Hilal dhe pas dëmtimit që e mbajti jashtë fushave për më tepër se gjashtë muaj, ka nisur të marrë pak nga pak ngarkesën e duhur.

Në dy ndeshje me fanellën e arabëve, 31-vjeçari nuk e ka shënuar ende golin e parë me Al-Hilal dhe së fundmi kanë nisur zërat se braziliani nuk është i lumtur me trajnerin Jorge Jesus.

Burimi i këtyre zërave erdhi nëpërmjet rrjeteve sociale në të cilat gjithashtu theksohej se Neymar i kishte kërkuar drejtuesve arab që ta shkarkonin portugezin. Por, i menjëhershëm është reagimi i ish-lojtarit të Paris Saint-Germain. Sulmuesi brazilian nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij personal thekson se mediat në këtë rast mashtrojnë dhe ofrojnë informacion të pavërtetë.

“Gënjeshtra… Ju të gjithë duhet të filloni e të mos i besoni të tilla lajm që vijnë nga burime jo serioze. Një faqje e cila ka me miliona ndjekës nuk mund të vazhdojë dhe të postojë lajme të pavërteta. Me gjithë respektin e botës, ju kërkoj ta ndaloni këtë. Nuk mund të vazhdohet kështu, është mungesë respekti”, shkruan Neymar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA