Për herë të parë, drejtuesit e kulturës në Shkodër, po përzgjidhen përmes një konkursi të hapur publik.
Pas kalimit të fazës së parë, kandidatët për drejtimin e teatrit “Migjeni”, Drejtorisë Ekonomike të Kulturës dhe të Qendrës Kulturore për
Fëmijë, paraqitën platformat e tyre, përpara një jurie profesioniste, artistëve shkodranë dhe vetë qytetarëve. Më interesante është gara për teatrin “Migjeni” tempulli i kulturës shkodrane.
Regjisori Altin Basha thotë se transparenca në përzgjedhjen e drejtuesve e ndihmon qytetin.
Teksa kërkon një drejtues të ri dhe vizionar, artistja e madhe Zyliha Miloti, shpreson në përmirësimin e kushteve në teatrin “Migjeni”.
Juria profesioniste do të përzgjedhë direkt fituesin e Drejtorisë Ekonomike të Kulturës dhe Qendrës Kulturore për Fëmijë, ndërsa kandidatet më të vlerësuar nga ata për postin e drejtorit të teatrit, do të marrin votën në këshillin bashkiak.
Top Channel