Ajax-Feyenoord nuk përfundoi si ndeshje.
Skuadra nga Roterdami dominoi klasiken e futbollit holandez, duke kryesuar 0-3 përballë “Harkëtarëve” deri në minutën e 56’. Moment kur sfida u ndërpre për të mos nisur më. Tifozët e Ajaxit, të zhgënjyer dhe zemëruar nga turpërimi në De Klassieker, nisën të shkaktonin trazira në stadium.
Hedhja e mjeteve piroteknike në fushë, shoqëruar me përplasjen e tifozëve, detyroi arbitrin kryesor që të pezullonte përfundimisht takimin e zjarrtë të Eredivisie.
Pas daljes nga stadiumi, tifozët vazhduan vandalizmin në Amsterdam, duke shkatërruar gjithçka që u doli para. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ashpër Marco Van Basten, legjenda e Milanit dhe futbollit holandez, i cili foli për Ziggo Sport.
“Futbolli profesionist në Holandë duhet të ndalet. Është e nevojshme ta marrim këtë masë, duhet ta bëjmë.Mjaft me futbollin profesionist në Holandë, nuk mund të shohësh gjëra të tilla”, deklaroi një ndër sulmuesit më të mirë në histori./Supersport
Top Channel