Sezoni ka nisur keq për Ajax me “Harkëtarët” që në katër javët e para të Eredivisie kanë mundur të grumbullojnë vetëm pesë pikë.
Kjo ka shkaktuar një pakënaqësi të lartë tek tifozët që pas shkarkimit të drejtorit teknik, Sven Mislintat, kërkojnë edhe “kokën” e trajnerit Maurice Steijn.
Dhe në fakt, ditët e Steijn te Ajax duket se janë të numëruara pasi drejtuesit kanë nisur nga puna për zëvendësuesin e 49-vjeçarit. Një nga emrat e preferuar dhe që kishte aprovimin e të gjithëve ishte ai i Louis van Gaal. Por, vetë Van Gaal refuzon dhe zbulon se nuk do ta marrë ai drejtimin e Ajaxit pasi për të rëndësi në këtë moment ka vetëm shëndeti.
“Shëndeti im vjen para të gjithave, nuk më pëlqen më të jem trajneri i një klubi. Kombëtare? Nuk e di, varet nga shumë faktorë”, tha Van Gaal. Kujtojmë se Van Gaal është duke u kuruar nga një kancer në prostatë dhe së fundmi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Top Channel