Enrique Cerezo, president i Atléticos së Madridit, komentoi këtë të diel momentin e mirë që po kalon João Félix te Barcelona, ku luan në huazim nga “colchoneros”.
“Ai është lojtari ynë, ne duhet ta mbrojmë, ta ndihmojmë dhe të mendojmë se nëse është mirë, ai është gjithashtu i mirë për ne.
Gjithmonë kemi thënë se ai është një lojtar fantastik dhe këtë po e tregon te Barcelona. Nuk u përshtat me ne. Ai është një lojtar i madh te Barcelona.
Ndoshta nuk ishte i përgatitur për ne. Nuk funksionoi, nuk tregoi gjithçka që kishte. Shkoi tek Chelsea dhe e njëjta gjë ndodhi. Tani në Barcelonë po shfaqet, lojtarët e mëdhenj përfundojnë gjithmonë duke e bërë këtë”, tha Cerezo, cituar nga shtypi spanjoll, para derbit të Madridit.
João Félix është në huazim te Barcelona deri në fund të sezonit dhe ka kontratë me Atléticon deri në vitin 2029. /Supersport
Top Channel