Ministria e Kosovës prezanton planin 5-vjeçar: Do të kemi 27 stadiume të reja

25/09/2023 17:09

Kosova fitoi të drejtën për të organizuar Lojërat Mesdhetare të 2030-ës, një event ky madhor për një nga shtetet më të reja në Europë, teksa qeveria ka nisur angazhimin për të kompletuar infrastrukturën sportive të nevojshme.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Kosova Press, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Hajrulla Çeku deklaroi se qeveria ka nisur nga puna për të ndërtuar dhe rikonstruktuar plot 27 stadiume në të gjithë vendin.

“Që para disa muajsh nisëm planin për ndërtimin edhe rikonstruksionin e infrastrukturës sportive, gjë që u bë edhe në obligim me marrjen e të drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare. Kemi nisur punën konkrete për të rikonstruktuar apo ndërtuar nga fillimi plot 27 stadiume, të cilat pas Lojërave Mesdhetare, do t’u shërbejnë skuadrave në Kosovë”, tha Çeku.

Ministri tha se në Prishtinë do të ndërtohet një stadium nacional, me parametra optimalë dhe kapacitet më shumë se 20 mijë vende, si detyrim për mbajtjen e ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare, teksa dha edhe lajmin e madh se kryeqytetit do t’i shtohet një tjetër impiant ndihmës.

“Obligimi ynë madhor është ndërtimi i stadiumit Nacional të Republikës së Kosovës, për të cilin jemi në fazë studimi. Do të ndërtojmë një stadium të ri edhe në Bërnicë, për t’u shërbyer skuadrave të kryeqytetit. Gjithashtu stadium i ri do të ndërtohet në Ferizaj, por edhe në Suharekë, pasi Ballkani me ecurinë e tij, e meriton një impiant modern. Jemi duke studiuar lokacionin, për të nisur më pas nga puna për ndërtimin, Gjithashtu do të rikonstruktohen pjesërisht apo plotësisht edhe stadiumet në Prizren, Pejë, Malishevë, Gjakovë, Shtimje, Drenas, Rahovec, etj”, u shpreh ministri Çeku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA