Edicioni i 22-të i “Maratona në Prishtinë”, nisi me një minutë heshtje për policin e vrarë, Afrim Bunjaku!

25/09/2023 15:59

Federata e atletikës e Kosovës, departamenti i Sporteve në Ministrinë e Kulturës, si dhe drejtoria e Sporteve kanë organizuar ditën e djeshme edicionin e 22-të të “Maratona në Prishtinë”.

Në këtë maratonë kanë marrë pjesë mbi 700 vrapues nga disa vende të botës. Nga Shqipëria ishin rreth 50 garues në të gjitha disiplinat.

Gara ka startuar nga Teatri i Prishtinës dhe përfundoi po aty. Në nisje të garës është mbajtur një minutë heshtje për policin e vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Kjo garë ka pasur katër disiplina 5 km, 10 km, 21km, dhe 42 km. Në garën 42 km fituan atletët Kenian, ndërsa në 21 km fitues doli Tiron Mamushaj.

Nga Shqipëria vendin e parë në garën e 10 km e mori Bledar Mesi nga Forcat e Armatosura. Në 42 km, punonjësi i policisë shqiptare Genci Kapllani ka zënë vendin e gjashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA