Një anije peshkimi e fundosur një ditë më parë në basenin ujor të portit detar të Durrësit po nxirret nga uji për të mos dëmtuar aktivitetin e këtij porti.

Në Kapitenerinë e portit të Durrësit bëjnë me dije se anija e peshkimit “Loerxhe” ka qenë në proces remonti kur është fundosur në basen.

Motopeshkatorja kishte probleme në pjesën fundore të saj dhe priste të riparohej. Për shkak të kostove të larta të remontit dhe amortizimit të tyre, jo rrallëherë janë mbytur anije peshkimi në basenin e portit detar të Durrësit.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA