“Broja is back”, sulmuesi shqiptar i Chelsea-t gati të luajë titullar në derbi

25/09/2023 20:30

Armando Broja u rikthye në fushë pas plot 287 ditësh mungesë, për shkak të një dëmtimi të pësuar në dhjetor në një miqësore ndaj Aston Villës.

Pikërisht në ndeshjen e të dielës ndaj këtyre të fundit, 22-vjeçari shqiptar luajti rreth 22 minuta, duke treguar se tashmë dëmtimi është një kujtim i hidhur.

Ndonëse ishte vetëm ndeshja e parë që pas dëmtimit, Broja pritet të aktivizohet shumë shpejt titullar, që në derbin ndaj Fulhamit në “Craven Cottage’, i planifikuar për t’u luajtur të hënën e 2 tetorit.

Kjo pasi për derbin e Londrës Pochettino nuk ka asnjë sulmues të mirëfilltë në dispozicion, duke qenë se Nicholas Jackson plotësoi numrin e 5 kartonëve të verdhë. Në të tilla kushte, Pochettino pritet t’i japë sërish 35-40 minuta Brojës në ndeshjen e të mërkurës ndaj Brightonit në EFL Cup, në mënyrë që të pas ta aktivizojë titullar të hënën ndaj Fulhamit.

Derbi i Londrës do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për fatin e trajnerit argjentinas, i cili nuk mund të fshihet më pas mungesave dhe një tjetër rezultat negativ, do të shënonte ‘kapitullimin e tij’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA