Vrasja e policit në Kosovë, Konjufca: Sulm i strukturave të drejtuara nga Serbia!
24/09/2023 09:11
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të Kosovës.
Konjufca thotë se ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj rendit kushtetues të Kosovës, ndërsa i bën thirrje SHBA e BE që të dënojnë agresionin.
“Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këtë agresion të hapur kundrejt Kosovës.
“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së policit të vrarë, ndërsa policit të plagosur shërim sa më të shpejtë”, tha Konjufca,
Top Channel