Perspektivë pozitive ekonomike, optimizmi dhe sfidat që dalin nga vlerësimi i Standard&Poor’s

24/09/2023 19:48

Agjencia ndërkombëtare e kreditimit Standard&Poor’s ka rritur shkallën e vlerësimit për ekonominë shqiptare për herë të parë që nga 2016-ta.

Tashmë vendi ynë konsiderohet me perspektivë pozitive, pas analizës së një sërë indikatorëve, ku ndër më kryesoret ulja e borxhit publik dhe rritja e të ardhurave buxhetore.

Sipas ministrisë së financave vlerësimi i e vendos Shqipërinë mes vendeve me financa të shëndosha publike

“Ky vlerësim pas gati 7 vitesh është një hap drejt grupit të vendeve që konsiderohen me financa publike të shëndosha. Është një vlerësim për ecurinë ekonomike të vendit, me rritje ne ekonomike që ka ndenjur e qëndrueshme, ndërsa inflacioni u kthye në trend ulës në një kohë relativisht të shkurtër. Investimet e huaja u rritën me 670 milionë euro, ndërsa turizmi pati një zgjerim të jashtëzakonshëm”, u shpreh ministri i Financave Ervin Mete.

Sipas ekspertëve edhe pas rivlerësimit, ekonomia jonë mbetet mbrapa në krahasim me vendet e rajonit. Sipas tyre borxhi publik dhe investimet e huaja, dy indiaktorë kyç në këtë rivlerësim duhet të trajtohen me kujdes në të ardhmen

“Shqipëria në raport me dy ekonomitë rajonale maqedonia dhe Shqipëria është një shkallë më poshtë duke treguar edhe një ngërç përsa lidhet vendimet e investitorëve të huaj. Shumica e investimeve të huaja janë investime të individëve dhe bizneseve që bazohen në pasuri të paluajtshme, në fakt Shqipërisë i duhen investime në industri dhe teknologji dhe të zgjerohet baza e eksporteve.  Kemi parë që borxhi ulet dhe pastaj merren kredi të reja, ndërkohë që ende nuk kemi parë që mirëqenia të rritet”, u shpreh eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA