Patos, përhapet zjarri në zonën e Margëlliçit! Ushtria zbarkon në terren për vendosjen nën kontroll të flakëve

24/09/2023 00:00

Zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e sotme zonën e Margëlliçit në Patos, duke rrezikuar banesa e puse nafte, vijon të përhapet.

Pavarësisht ndërhyrjes disa orëshe të forcave të shumta zjarrfikese, shërbimeve të Policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen në terren, ka qenë e pamundur shuarja e flakëve.

Forcat e Armatosura sapo kanë mbërritur pranë vatrave për të ndihmuar në vendosjen nën kontroll dhe më pas shuarjen e zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA