EULEX hyri në manastirin ortodoks serb, ku ndodhen sulmuesit e armatosur në Zveçan dhe arrestoi të paktën dy prej tyre.
Njëri u nxor nga manastiri i plagosur dhe u dërgua në spital. Ndërsa sulmuesi tjetër po transportohet drejt stacionit në jug. Pas daljes nga objekti, janë të ndaluarit janë vendosur në mjete të tjera.
Në manastir janë gjetur armatime dhe municione. Ndërkohë, aktualisht po largohen nga zona trupat e EULEX dhe autoblindat.
Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas, ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
Pas sulmit, 30 personat e armatosur u mbyllën në manastirin që ndodhet në fshatin Banjskë të Zveçanit, aty ku operacioni policor vijon.
Top Channel