Sulmi në veri të Kosovës, ku ka mbetur i vrarë një polic dhe tre sulmues serbë, është raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare.
“Një grup prej rreth 30 personash të armatosur, hapën zjarr ndaj policisë së Kosovës në një fshat në veri mëngjesin e së dielën, duke vrarë një polic”, shkruan në një artikull Reuters.
Sipas kësaj media, ky është sulmi që ka marrë përmasat më të mëdha në rajonin e Kosovës që nga muaji maj.
Më tej, Reutres shkruan: Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i brendshëm Xhelal Svecla fajësuan për sulmin ndaj policisë në fshat dhe sulmin ndaj manastirit “kriminelët e sponsorizuar nga Serbia”.
Ndër të tjera në artikull shkruhet: Dioqeza e Kishës Ortodokse Serbe të Rashkës-Prizrenit deklaroi se persona të maskuar u futën me forcë në manastiri pranë Banjskës në një automjet të blinduar. Priftërinjtë dhe pelegrinët u mbyllën brenda tempullit të manastirit për siguri, duke shtuar se herë pas here dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri dhe se njerëzit e armatosur po lëviznin rreth oborrit të manastirit.
Top Channel