Manastiri i Ardenicës po rrezikon shembjen.

Shkak është bërë erozioni në pjesën jugperëndimore të këtij monumenti historik.

Nga rrëshqitja e tokës muret pothuajse janë çarë të gjithë. Sokrat Nako njëri prej anëtarëve të stafit drejtues tregon se asnjë institucion nuk ka dhënë zgjidhje për këtë problem, ndonëse ka një studim të mirëfilltë për fortifikimin e kodrës.

Manastiri “Lindja e Shën Mërisë” në Ardenicës, që është një nga më të vizituarit nga turistët, mendohet se i ka hedhur themelet në vitin 1282. Ky objekt kulti i tipit Bizantino-ortodoks zë një sipërfaqe prej 2.500 metrash katrorë. Në vitin 1743 me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima, në këtë monument historik flitet u bënë punime rregulluese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA