Festivalet e Filmit në Tiranë/ Veliaj: Traditë e bukur në qytet

24/09/2023 14:42

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në disa aktivitete kulturore mbrëmjen e djeshme.

Ndër to ishte dhe mbyllja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e njeriut.

“Kur ndodh diçka në qytet është një ngjarje, por kur kjo ndodh çdo vit dhe me të njëjtin seriozitet, kthehet në një traditë të bukur. Në Tiranë ka pasur shumë aktivitete, por në këtë festival po ndodh diçka që i prek thellë njerëzit sepse është një katedrale, një tempull i të menduarit dhe të reflektuarit. Për këtë ju jam mirënjohës”, tha Veliaj.

Veliaj mori pjesë dhe në  Edicionin e 21-të të “Tirana International Film Festival” ku këtë vit  është edhe premiera e filmit “Kaymak” e regjisorit Milcho Manchevski, i cili gjendet personalisht në Tiranë.

“Më vjen mirë që kemi shumë miq këtu sot dhe u jap mirëseardhjen në Tiranë atyre nga India e largët, nga Italia, nga Gjermania, nga Britania, nga Maqedonia, nga Kosova, nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Kroacia. Sot Tirana vërtet gumëzhin nga turistët, të cilët janë pa fund. Teksa ju filloni një festival, Kujtim Çashku mbyll festivalin e tij. Teksa mbyllet kjo natë, fillon një mesnatë e gjatë me Sven Gath në qendër të qytetit. Shpresoj shumë që në këtë buqetë aktivitetesh, secili gjen veten dhe lidh një urë me dikë tjetër,” shton ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA