Mes përpjekjeve për ta kthyer në aleat qytetarin, por edhe për të parandaluar kultivimin e kanabisit jo vetëm përmes fushatave ndërgjegjësuese dhe përgjimeve, lufta ndaj bimës së hashashit kushton shtrenjtë.
Gjatë vitit 2015-të, shpenzimet e policisë kundër fenomenit arritën rreth 3 milion dollarë. Gjatë vitit 2016-të, shpenzimet u rritën afërsisht në 5 milion dollarë. Sakaq policia vazhdon të ankohet për mungesë të automjeteve speciale, të domosdoshme për kontrollin e zonave malore. Sakaq po përballet edhe me humbje nga radhët e saj me efektivëve dhe zyrtarë të hetuar për çështje droge në kultivim dhe trafikim. Por se sa është numri i të dyshuarve dhe lista e tyre, nuk publikohen të dhëna përfundimtare sa kohë disa prej tyre nuk janë dënuar ende me vendim të formës së prerë.
Megjithatë dosjet hetimore në SPAK i ekspozojnë teksa garantojnë trafikantë e kultivues për sipërfaqet e kanabisit që nuk duheshin asgjësuar nga kolegët e tyre. Pavarësisht kësaj shifrat janë në rritje.
Por emisioni “Exclusive” zbulon se nga viti 2018-të më të penalizuarit për akuzën e shpërdorimit të detyrës janë kryepleqtë, të cilët në shumë raste u arrestuan por edhe u hetuan në gjendje të lirë pasi nuk kishin treguar që në fshatin ku ata ishin kryetarë ishte mbjellë drogë. Shifra është 457 kryepleq të proceduar, të cilët nga investigimi i “Exclusive”, në 80% të rasteve morën pafajësinë në gjykatë. 283 janë punonjës të policisë pyjore, inspektorë pyjesh, të OSHE-së dhe të ujësjellës kanalizimeve.
Top Channel