Ekspozitë në Pogradec/ “Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, 55 punime nga 42 artistë

24/09/2023 13:20

55 vepra të artistëve shqiptarë pjesë e fondit të galerisë kombëtare të arteve ekspozuan në qytetin e Pogradecit, prej ku nisi edhe sezoni i ekspozitave shëtitëse që do të vazhdojë në qytetet të tjera të Shqipërisë. 

E titulluar “Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, ekspozita solli për publikun 55 punime të 42 artistëve të juglindjes.

Qëllimi është që edhe brezat e rinj të njohin nga afër krijimet e Vangjush Mios, motrave Zengo, Guri Madhit, dhe artistëve të tjerë që me punën e tyre kanë dhënë kontribut në tradhëgiminë tonë të arteve pamore.

Për piktorët, punimet e të cilëve janë pjesë e kësaj ekspozite, e rëndësishme është që këto punime ekspozohen pas shumë vitesh ndërsa dëshirojnë që fondi i galerisë të pasurohet edhe më tepër.

Cikli psikologjia shqiptare në artet pamore do të sjellë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ekspozita me veprat e artistëve që fiksuan realitetin historik dhe social të vendit përmes imazheve objekteve vendeve dhe personazheve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA