E diel e suksesshme për skuadrat shqiptare, Çinari mban Shkëndijën në krye

24/09/2023 18:13

Shkëndija vijon të vrapojë në krye të renditjes, teksa pasditen e të dielës ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Makedonija GP.

Vendosi një gol i sulmuesit shkodran Erald Çinari në minutën e 59’, që Shkëndija të merrte tre pikët dhe të ruante kryesimin me 16 pikë në 7 javë.

Me rezultatin minimal fitoi edhe Struga, që mposhti 1-0 Rabotnickin, falë një goli të Idrizit në fillim të pjesës së dytë, teksa vlen të theksohet se në pjesën e parë Ibraimi humbi një penallti.

Kjo është fitorja e katërt në 5 ndeshje për Strugën, që ka grumbulluar 12 pikë, por ka luajtur tri ndeshje më pak për shkak të angazhimit në Conference League.

Sahiti, Dudu dhe Vosha shënuan në transfertën e Ohrit ndaj Voska Sport, duke i dhënë fitoren 2-3 Shkupit, një tjetër skuadër shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e cila ruan vendin e dytë të renditjes.

Pasdite pozitive edhe për skuadrën tjetër shqiptare, Gostivarin, që triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën shkupjane ndaj Vardarit. Kehinde dhe Goba shënuan për Gostivarin, që mori fitoren e dytë sezonale dhe la vendin e fundit, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve. /Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA