Zgjedhjet e përsëritura në Kosovë, analiza e “Politico”: Shpresë për të zgjidhur bllokimin politik
Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër sulmin nga një kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri.
“Të gjitha faktet për sulmin duhet të vërtetohen. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”.-thuhet në reagim.
Në reagimin e BE-së thuhet se persona të pafajshëm janë duke u rrezikuar nga armiqësitë rreth Manastirit në Banjskë dhe sulmet duhet të ndalojnë menjëherë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit ku është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
Top Channel