Albin Kurti: 30 persona të armatosur po qëllojnë drejt policisë, u bëj thirrje të dorëzohen

24/09/2023 12:53

Kryeministri Albin Kurti ka dalë në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, ku ka dhënë detaje në lidhje me sulmin e ndodhur në Kosovë ku humbi jetën polici Afrim Bonjaku.

Kurti tha se rreth Manastirit në Zveçan nga kamerat e sigurisë janë parë automjete pa targa dhe janë 30 persona të armatosur, të cilëve u bëri thirrje të dorëzohen.

“Bëhet fjalë për një formacion me pjesëtarë që janë profesionist ushtarak ose policor në Zveçan rrotull Manastirit të kishës atje. Siç mund të shihen nga pamjet e kamerave automjetet janë pa targa dhe nuk janë të serbëve lokalë dhe as të qytetarëve të Kosovës, nga pamjet shihen kamionë që kanë bllokuar rrugën dhe një person me një armë në krahë që nuk është tipik për policinë. Shihen njerëz me pajisje ushtarake me maska rrotull manastirit në Banjskë të Zveçanit, organe tona të sigurisë dhe prokuroria do të vijojnë me hetimet në lidhje me këto forca. Përveç makinave aty ka edhe një autoblind që nuk është i policisë së Kosovës.

Është e qartë që këto persona që janë të paktën 30 vetë paraqesin një formacion të organizuar që duket se ka ardhur të luftojë në Kosovë por unë ju bëjnë thirrje që tu dorëzohen organeve të drejtësisë. Kosova është vend demokratik dhe u përket të gjithëve pa dallim etnie dhe cënime të tilla janë të patolejueshme”-tha Kurti në konferencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA