Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi transportonin emigrantë nga India kundrejt pagesave.

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, është siguruar informacion se dy persona po bashkëpunonin për të transportuar kundrejt pagesave, disa emigrantë që synonin të kalonin kufirin ilegalisht.

Në bazë të këtyre informacioneve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar në flagrancë R. D., 21 vjeç, banues në fshatin Golem dhe A. Gj., 25 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”.

Në afërsi të rreth rrotullimit të fshatit Dobër, është ndaluar për kontrolle automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin R. D. dhe ku ishte pasagjer shtetasi A. Gj.

Në këtë automjet ishin tre emigrantë nga India, të cilët po transportoheshin nga dy të arrestuarit kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme, me destinacion vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 150 euro të dyshuara të përfituara nga transportimi.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA