Piktori Gjergj Meta është një vëzhgues i kujdesshëm i jetën urbane.

Studio e tij në qendër të Tiranës e ka bërë të vëmendshëm ndaj godinave, sjelljeve njerëzore e jetës së kryeqytetit. Tiranën e sjell në 40 tablo pikture, ekspozitën e tretë personale këto 4 muajt e fundit.

“Në të përditshmen, duke u ndodhur përballë rrugës kryesore në Tiranë, Bulevardi, galeria ime vizitohet përditë nga tufa turistësh. Në momente të caktuara kam menduar se si mund ta shoh një turist, si mund ta shoh një artist duke u futur në syrin, mendjen apo dëshirat e një turisti”– tha Meta.

“Tirana me syrin e një turisti” do të vijojë deri më 25 shtator duke lëvizur në disa nga vendet kryesore në kryeqytet. Mendimi për ekspozitën ka kohë që ndihej për shkak të rrugëtimit përballë studios se tij të turistëve që vinin në Tiranë.

Sikurse janë turistët që vijnë grumbuj-grumbuj, ashtu janë edhe njerëzit, kalojnë. Efekti është i jashtëzakonshëm, njerëz që ndalojnë, që shikojnë që pëlqejnë, që diskutojnë, që duan ndonjëherë edhe të blejnë. Besoj se e ka bërë efektin e saj, sidomos për Tiranën e cila është parë si të thuash në një kënd ndryshe nga një e përditshme që ata nuk e vënë re”- u shpreh Meta.

Tirana, ku sheh një ndërthurje midis të vjetrës dhe modernes. Nga Pazari i ri, kalaja e Tiranës, Xhamia e Haxhi Et’hem Beut, kulla e Sahatit, kisha Katolike, Ortodokse, Piramida sot, muzeu “Shtëpia me gjethe” e deri  Muzeu Historik Kombëtar e rrugët e makinat që kalojnë në to tregohet përmes tablove të pikturës nga Gjergji Meta. Veprimtaria e të cilit shtrihet në mbi 22 ekspozita ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA