Shkelje barazie në tendera/ Arrestohet ish-drejtori i burgut “Kosova” në Lushnjë, GJKKO e dënoi me 1 vit e 4 muaj burg

23/09/2023 11:43

Ish-drejtori i burgut “Kosova” në Lushnjë, Judmir Shurdhi ka rënë në pranga, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

43-vjeçari i dënuar me burgim për veprën penale ”Shkelja e barazisë së saj në tendera apo ankande publike”  të ushtrisë Lushnjë ra në pranga gjatë operacionit të koduar “Takimi i fundit”.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin e datës 07.12.2022, e ka dënuar  me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së rëndë në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun “Kosova” në Lushnjë në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA