Qindra emigrantë kalojnë kufirin drejt SHBA përmes lumit Rio Grande e telave me gjemba (fotot)

23/09/2023 19:34

Në pikën kufitare Eagle Pass, në Texas dhjetra emigrantë filmoheshin sot duke kaluar përmes lumit Rio Grande që ndan SHBA me Meksikën, për t’u përballur më pas me një mur gjigant telash me gjemba.

“Do të pres të shikoj sesi mund të arrij në anën tjetër,” thotë për rrjetin AFP, Noe Zelaya emigrant nga Honduras. “Nuk e di çfar më pret, por nuk kthehem më prapa”, shton ai.

Dhjetra emigrantë të dëshperuar shiheshin dje në zonën kufitare, të cilët shpresonin të lejoheshin të hynin në SHBA.

Prej fillimit të vitit forcat kufitare amerikane kanë raportuar shifrën e llogaritur prej 1.8 milionë emigrantësh që kanë qarkulluar në zonë, shumica e të cilave kanë kaluar kufirin.

Megjithë retorikën dekurajuese të Shtëpisë së Bardhë ndaj emigracionit, numri i të ardhur nga kufiri jugor vijon të shënojë rregullisht shifra rekord.

“Jam i kënaqur se jemi afër … por dhe i trishtuar se nuk kalojmë dot telat,” thotë hondurasi Noe Zelaya para murit të telave me gjemba, i cili ka ardhur bashkë me gruan dhe fëmijët me moshë 12 e 5 vjeç.

“Nuk kalojnë dot,” thotë një nga rojet kufitare, teksa gruaja e Zelaya, Belkys Cruz, i lutet për ndihmë, ndërsa fëmija i vogël i çiftit qan dhe i kërkon “të shkojnë në shtëpi”.

“Ne prandaj po largohemi, nuk kthehemi me të Maras,” thotë Zelaya, i cili punonte si mekanik në qytetin San Pedro Sula, duke iu referuar grupit të organizuar kriminal të qytetit.

Familja kaloi më herët lumin me ujin që arrinte deri në gjoks, siç bënë dhe disa venezuelanë  që arritën në diellin e fortë të pikës Eagle Pass.

“Mendoja se do të ishte më e thjeshtë këtu,” thotë 28 vjeçari venezuelan Juan Diaz. “E kam ëndërr të shkoj atje prandaj do të përpiqem,” shton ai pa e ditur çfarë e pret në rrugëtimin e tij.

Dhe në fakt Diaz pasi kaloi lumin, hyri mes xhunglës së dendur të telave me gjemba derisa kaloi dhe u dorëzua te autoritetet në anën amerikane, shkruan AFP.

Mijëra njerëz të dëshpëruar vijnë në pika të ndryshme të kufirit të gjatë të Teksas me Meksikën, duke shpresuar për një jetë më të mirë në SHBA.

Vetëm në gusht zyrtarët kufitarë raportuan 232,972 emigrantë që hynë në kufirin tokësor ndërsa politika e zyrtarëve të qeverisë nuk është e qartë nëse kërkon ndalimin apo inkurajimin e ardhjeve dhe vuajtjeve te emigranteve.

FOTO GALERI
3/9
"Jam i kënaqur se jemi afër ... por dhe i trishtuar se nuk kalojmë dot telat," thotë hondurasi Noe Zelaya para murit të telave me gjemba, i cili ka ardhur bashkë me gruan dhe fëmijët me moshë 12 e 5 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA