Pamje mahnitëse! Kuajt e Kukësit ‘pushtojnë’ malet e Sharrit, kope të mëdha shëtisin nëpër alpe

23/09/2023 10:46

Nga muaji Mars e deri në Dhjetor, banorët e fshatrave të Kukësit, i lënë të lirë kuajt e tyre të cilët më pas bashkohen në kope të mëdha dhe shëtisin nëpër alpe.

Kuajt gjatë lëvizjes së tyre, shkojnë deri në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut e me pas kthehen sërish në Kukës. Kjo është një traditë e këtyre zonave.

Malet e Sharrit – përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore.

Ky zinxhir shënon edhe kufirin trepalësh që kalon nga maja e Sherupës. Malet e Sharrit paraqesin trekëndëshin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Këta kuaj kanë një territor ndërkufitar duke lëvizur nga Bjeshkët e Kukësit, në ato të Dibrës, Restelicës -Kosovë, Brodit dhe deri në Bjeshkët e Maqedonisë që lidhen me Kosovën dhe Shqipërinë.

Janë rreth 110 kuaj. Kuajt me të shumtë janë të banorëve të Kukësit, Dibrës dhe Restelicës. Ata frikësohen nga droni dhe mblidhen bashkë duke vrapuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA