Një film për Ukrainën në Parlament, Çashku: Në sallë nuk ishin as 4 deputetë! Më të interesuarit, një delegacion amerikan

23/09/2023 18:51

Themeluesi i Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut Kujtim Çashku, i ftuar në programin ArtKand me Jetona Koçibellin, tregoi mos interesimin e audiencës së deputetëve për filmin “Iron Butterfly” që u shfaq në Parlamentin shqiptar.

Kemi shfaqur filma në pesë institucione të ndryshme… Natyrisht me parlamentin bëjmë çdo vit, jo në mënyrë rastësore shkuam në Parlament, sepse kishim filmin ‘Iron Butterfly’, fluturat metalike, i cili po kështu i dyndur me çmime nëpër botë. Unë e solla atje në prezencën e ambasadorit të Ukraikës, por në të njëjtën kohë, ishin dhe katër- pesë amerikanë bashkë me mua dhe ju thashë; ‘ Do ishte mirë të kishim pasur dhe katër ose pesë deputetë, sepse këta kanë ardhur nga Amerika, ndërsa ata nuk vijnë as nga Shqipëria”- rrëfeu Çashku.

Këtë vit IHRFFA kishte edicionin e 18-të dhe do të përmbyllet mbrëmjen e së shtunës me dy filma premierë, një ndër të cilët i kushtohet vrasjes së gazetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA