“Milani ma hoqi trurin”, Vidal gjen “ngushëllim” te bukuroshja kolumbiane

23/09/2023 16:26

Arturo Vidal mbeti i zhgënjyer nga java e parë e fazës së grupeve të Champions League. Mesfushori nga Kili, i cili luan në Brazil me Athletico Paranaense, shpërtheu ndaj Milanit, Newcastle dhe jo vetëm.

Milan-Newcastle ishte ndeshja më e shëmtuar në historinë e Champions League. Jo si ajo mes Portos dhe Shakhtarit, një sfidë madhështore. Ata idiotët e Milanit, kundër Newcastle më bënë të ndihesha keq, më zhgënjyen. Janë me fat sepse dinë vetëm të vrapojnë, përndryshe nuk do të ishin aty.

Nuk arrij ta kuptoj Newcastle. E mbyllën Premier League në vendin e katërt, por nuk bëjnë asgjë. Fare! Ta neveritin. Ma hoqën trurin.

Ndeshjet e tjera? City është i mërzitshëm, si gjithmonë. PSG-Dortmund? Më pëlqeu vetëm pjesa e dytë. Në të parën më zuri gjumi”.

Pavarësisht zhgënjimit, 36-vjeçari “ngushëllohet” me Sonia Isaza, influencere e fitnessit dhe trajnere personale e futbollistit latin, raporton Supersport.

Partnerja kolumbiane e Vidal, ndodhet në formë të shkëlqyer, siç e tregojnë edhe fotot “hot” që publikon në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA