Elvis Pupa, aktori shumë i dashur për publikut i është bashkuar ekipit të spektaklit të kërcimit Dancing With the Stars që nis së shpejti në ekranin e Top Channel.

Aktori Elvis Pupa do të shfaqet në një tjetër profil në DWTS, ku i jepet mundësia të tregojë në pistën e kërcimit aftësitë e tij, sepse ato në aktrim dhe këndim publiku ia njeh dhe i do shumë.

Balerina që do të jetë në krah të tij është Jora. Kujtojmë që sezonin e kaluar Jora ka qenë partnerja e këngëtarit, Ardit Çunit dhe të dy arritën ta preknin finalen.

A do të ketë të njëjtin fat edhe aktori Elvis Pupa?

Mbetet për t’u parë në DWTS në Top Channel.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA