Kanadaja do t’i japë Ukrainës rreth 400 milion paund shtesë në ndihmë ushtarake

22/09/2023 20:57

Kanadaja do të japë rreth 400 milionë paund në ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë tre viteve të ardhshme. 

Zelensky tashmë ka siguruar një tjetër paketë të madhe ushtarake nga SHBA pas vizitës së tij në Uashington, dhe Kanadaja ka ndjekur të njëjtin shembull vetëm një ditë më vonë, megjithëse me një angazhim shumë më të vogël.

Kryeministri Justin Trudeau i tha parlamentit kanadez për financimin shtesë gjatë kohës që Zelensky ishte i pranishëm. Udhëheqësi ukrainas mbajti fjalimin e tij duke falënderuar kryeministrin dhe qeverinë kanadeze për ndihmën, momente të cilat u ndoqën nga duartrokitje dhe ovacione të vazhdueshme.

Mbështetja kanadeze për Ukrainën me armë dhe pajisje na ka lejuar të shpëtojmë mijëra jetë,” tha ai.

“Udhëheqja e Kanadasë në sanksionet kundër Rusisë për këtë luftë dhe terror me të vërtetë inkurajoi të tjerët në botë që të ndiqnin shembullin tuaj.”

Top Channel