Zyrtarët në Venezuelë thonë se morën kontrollin e burgut të kapur nga bandat (fotot)

21/09/2023 19:18

Armë municione, granata, automjete dhe pajisje të tjera ishin nxjerrë në shfaqje sot nga forcat e sigurisë në qytetin venezuelane Tocoron, pasi ato kishin rimarrë kontrollin e një burgu nga një bandë madhore krimi që gradualisht e kishte kthyer atë në ‘bastionin’ e saj.

Zyrtarët thanë se kishin përdorur 11,000 anëtarë të forcave të sigurisë për të marrë kontrollin nga banda ‘Tren de Aragua’ që kishte kthyer institucionin në selinë e saj të drejtimit, madje duke vendosur aty dhe objekte rehatie si pishinë, kafshë ekzotike apo dhoma bixhozi.

Gazetarët vendas thanë për rrjetin AFP se zyrtarë qeveritarë kishin ardhur për të përgëzuar forcat e sigurisë për operacionin në shtetin verior të Aragua.

Ata shtonin se operacioni kishte “çmontuar një qendër të rrezikshme komploti e krimi.

Pas njoftimit të evakuimit të plotë të burgut, ministri i brendshëm Remigio Ceballos tha se të burgosurit ishin transferuar në një tjetër impjant.

Ndërsa disa dhjetra të afërm të të burgosurve që kishin nisur të jetonin brenda burgut me ta, ishin tashmë jashtë institucionit duke pritur lajmet e autoriteteve.

Vendasja Gladys Hernandez, duke pritur në ambjentet e jashtme tha: “Unë po pres të më thonë se kur do të marrin burrin tim. Unë jetoja aty brenda por tani na nxorrën jashtë”.

Mes gjendjes absurde të burgut, gazetarët tregonin sesi forcat e siurisë nxirrnin jashtë qelive televizorë, motoçikleta, kondicionerë apo furrë me mikrovalë.

Me sa duket disa të burgosur ishin arratisur gjatë operacionit teksa qeveria njoftoi se ai do të pasohej nga një fazë e dytë për “kërkimin dhe kapjen e të arratisurve”.

Gazetarja venezuelane Ronna Risquez, tha se banda e frikshme ka rreth 5,000 anëtarë dhe deri vitet e fundit është përfshirë në trafik, rrëmbime, pengmarrje apo gjobë-vënie.

Kreu i saj besohet se është Hector Guerrero Flores, i cili po kryente dënimin prej 17-vjet në këtë burg për vrasje e trafik drogash.

FOTO GALERI
3/6
Zyrtarët thanë se kishin përdorur 11,000 anëtarë të forcave të sigurisë për të marrë kontrollin nga banda ‘Tren de Aragua’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA