Ukraina merr 10 variante të tankeve Leopard, Suedia: U kemi dhënë gjithçka mundëm, tani paçin fat

21/09/2023 18:40

Dhjetë variante suedeze të tankeve Leopard 2A5, të njohura si Stridsvagn 122, kanë mbërritur në Ukrainë. 

Tanket drejtohen nga ekuipazhe ukrainase të trajnuar në Suedi.

Komandanti i Operacioneve të Shtabit të Ushtrisë suedeze, Mats Ludvig, tha: “Ne u kemi dhënë atyre gjithçka që mundemi për sa i përket materialit të madh dhe njohurive të mira.

Ne u urojmë atyre gjithë fat në botë dhe që ata të kenë sukses në çlirimin e vendit të tyre.”

Vendimi i Suedisë për të dërguar tanket u njoftua në shkurt.

Disa aleatë të tjerë i kanë dhënë Ukrainës tanke Leopard 2, duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Spanjën, Portugalinë, Kanadanë dhe Danimarkën.

Top Channel