Një e treta e moshave nën 35 vjeç nuk posedojnë hekur në shtëpi për hekurosje. 3 në 10 të rinj nuk kanë hekurosur ndonjëherë një rrobë të tyren. Sondazhi i fundit ka dalë në konkluzionin se hekurosja është një “punë” për moshat mbi 45 vjeç.

Dikur hekuri ishte një pajisje thelbësore që na siguronte që të dukeshim më bukur dhe më të kuruar në veshje. Sot, rreth 30% e moshave 18 deri në 34 vjeç nuk kanë hekur dhe “nuk i hekurosin kurrë rrobat e tyre”. Studimi është bërë nga në raportin vjetor të tendencave nga biznesi i specializuar i elektro-shtëpiakeve Lakeland dhe agjencia e konsumatorëve ku është marrë në pyetje një kampion prej 3000 individëve (konsumatorë të Lakeland) të moshës nga 18 deri mbi 45 vjeç.

Kur u pyetën se pse nuk e kishin këtë artikull të  konsideruar jetik nga gjeneratat e mëparshme, refuzuesit thanë se arsyeja kryesore ishte se, “rrobat e tyre nuk kishin nevojë për hekurosje“.

Arsyeja e dytë më e madhe ishte se hekurosja “nuk ishte e rëndësishme për ta” ose “atyre nuk u pëlqente“, megjithëse ata që kanë kryer këtë punët të përditshme për dekada me siguri do të konfirmojnë dhe ndoshta do të qeshin me vete kur të lexojnë këtë artikull,  sepse hekurosjen nuk është se kanë bërë për argëtim ose sepse iu pëlqente.

Në të kundërt, 90% e atyre që janë mbi 45 vjeç thanë se e kanë një hekur dhe e përdorin rregullisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA