Revolta e Spaçit/ Dokumentari kushtuar rebelimit treditor të të burgosurve politikë

21/09/2023 15:30

Në Tiranë u shfaq premiera e dokumentarit “Revolta e Spaçit” (The Spaç Revolt), realizuar nga fondacioni Kujto me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.

Dokumentari me skenar nga Luljeta Progni dhe regji nga Pandeli Çeço solli kronologjinë e revoltës triditore të të burgosurve politikë në Spaç, në maj të vitit 1973. Ngjarjet në dokumentar u rrëfyen nga 8 protagonistë dhe dëshmitarë të kësaj revolte, ish-të dënuar politik.

Nuk ishte e lehtë mbledhja e dëshmive të të mbijetuarve të Spaçit, pasi gjatë rrëfimeve, ndieja si ringjallej trauma e atyre vuajtjeve. Por dokumentarë si ky janë të rëndësishëm sepse mbeten kujtesë për të tashmen dhe të ardhmen”.– u shpreh skenaristja Luljeta Progni.

Mes të pranishmëve në sallë ishin edhe persona që e vuajtën drejtpërdrejt terrorin komunist apo familjarë të tyre. Ky dokumentar u prodhua dhe u shfaq në kuadër të aktiviteteve të 50-vjetorit të revoltës së Spaçit, një nga ngjarjet më të rëndësishme antikomuniste në gati 50 vjet diktaturë, në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA