Fshatrat e Novoselës, dikur të cilësuara si “Myzeqeja” e Vlorës sot nxjerrin gjithnjë e më pak prodhim.
Mungesa e krahut të punës, kërkesa e ulët e tregut por dhe çmimi i lartë i pesticideve që jo rrallë janë edhe të skaduara po ndëshkojnë fermerët e fshatrave Panaja, Oshtimë, Kërkovë.
Dikur e konsideruar një prej zonave me kapacitetet më të larta prodhuese, kryesisht të rrushit dhe ullirit, sot dhe tokat nuk punohen më, pasi banorët janë larguar.
Të rinjtë e paktë që kanë mbetur në fshat nuk e preferojmë bujqësinë, ndaj në vreshta për të mbledhur prodhimin gjen kryesisht mosha e tretë. Ata shprehen se janë të detyruar të presin hardhitë për shkak të mos shitjes së produkteve të rrushit. Edhe pse çmimi në tregje edhe për produktet bujqësore vendase mbetet i shtrenjtë, prodhuesit lokalë nuk marrin më shumë se 50 lekë për kg ndërsa kostot nuk arrijnë të mbulohen nga të ardhurat e gjeneruara nga bujqësia.
Top Channel