Lionel Messi u largua këtë merkato nga Paris Saint-Germain me destinacion Amerikën aty ku tashmë aktivizohet me skuadrën e Inter Miamit.
Historia e sulmuesit me klubin francez nuk pati në asnjë moment ndjesi pozitive dhe tashmë pasi ka mbyllur çdo raport me ish-klubin e tij, Messi shprehet lirshëm edhe për hatërmbetjet e vjetra me parizienët.
“Pleshti”, thekson se ndryshe nga kolegët e tij të kombëtares, ai ishte i vetmi argjentinas i cili nuk mori asnjë lloj mirënjohje nga klubi për faktin se u shpall kampion i Botës me Argjentinën në Botërorin e Katarit.
“Edhe pse nuk është se pati një periudhë shumë të bukur me Parisin, unë sërish u shpall kampion Bote si pjesëtar i atij klubi. Unë isha i vetmi lojtar nga skuadra e Argjentinës që nuk mori asnjë lloj mirënjohje nga klubi ku aktivizohej. Por, unë e kuptoj sepse në finale ishte Franca dhe prej fajita tanë ata nuk u konfirmuan si Kampionë të Botës”, u shpreh Messi./ Super Sport
Top Channel