Hakimi nuk ka dyshime për “yllin” e futbollit që meriton Topin e Artë

21/09/2023 09:10

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi beson se shoku i tij i ekipit, Kylian Mbappe, meriton të fitojë Topin e Artë këtë vit.

Parizienët e nisën me këmbën e mbarë sezonin e ri të Champions League, duke mposhtur Borussian e Dortmundit me rezultatin 2-0. Mbappe dhe Hakimi ishin autorët e golave për francezët. Mbrojtësi maroken ka dhënë një intervistë për “Bein Sports” pas ndeshjes me Dortmundin duke deklaruar se Mbappe duhet ta fitojë Topin e Artë.

“Për atë që ka bërë sezonin e kaluar, Mbappe meriton ta fitojë Topin e Artë. Është një lojtar i madh, e ka treguar në fushë se e meriton. Shifrat i japin atij të drejtë pasi ka shënuar shumë gola”.

Kylian Mbappe është një nga favoritët për të fituar Topin e Artë 2023. Francezi e mbylli sezonin me 41 gola dhe 10 asiste.  Megjithatë, favoritët kryesorë mbeten Erling Haaland, i cili u shpall kampion Europe me Manchester City-n, dhe Lionel Messi, i cili fitoi Kupën e Botës me kombëtaren e Argjentinës.

Achraf Hakimi është pjesë e Paris Saint Germain që nga korriku i vitit 2021, kur u transferua nga Interi për 68 mln Euro. që atëherë, 24-vjeçari ka bërë 86 paraqitje me kryeqytetasit, teksa ka e ka ndihmuar ekipin në fitimin e dy titujve të Ligue 1 në Francë./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA