
Presidenti turk Tajip Erdogan tha se nuk pajtohet me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin.
“Udhëheqësit dhe kryeministrat kanë qasje negative ndaj Putinit. Sigurisht, ne nuk e mbajmë apo pasqyrojmë këtë qëndrim. Unë gjithashtu nuk i gjej të sakta këto qasje, sepse Rusia nuk është një vend çfarëdo“- i tha Erdogan transmetuesit turk.
Udhëheqësi turk vlerësoi gjithashtu Moskën si një lider botëror.
“Për sa i përket prodhimit të grurit, Rusia është një nga vendet e pakta në botë tani. Kështu që, nuk mund të shpërfillësh një vend si ky“- tha ai.
Anëtari i NATO-s, Turqia ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar dhe zoti Erdogan gëzon një marrëdhënie të ngushtë personale me Vladimir Putin.
Top Channel