Ukrainë, 15 mijë të vrarë e plagosur/ OKB: Bilanc tronditës për 2026, rritje prej 55% krahasuar me një vit më parë 04/10 11:39
Presidenti Biden do të shpallë nesër një paketë të re ndihme, më e fundit sa iu përket ndihmave ushtarake për Ukrainën. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë.
Paketa do të përfshijë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe armë të tjera për të ndihmuar Kievin përpara një dimri të ashpër, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan.
Raketat ATACMS “nuk janë hequr nga tavolina”, tha ai, por nuk konfirmoi përfshirjen e tyre në këtë valë të fundit të mbështetjes për Kievin.
Vlera dhe shtrirja e plotë e paketës nuk janë vënë ende në dispozicion.
Top Channel