Rokada Flick-Nagelsmann zhvendoset te Gjermania, përsëritet historia

20/09/2023 09:16

Drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit kanë zgjedhur Julian Nagelsmann si trajnerin e ri të ekipit kombëtar.

36-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e katër herë kampionëve të botës deri në fundin e Euro 2024.

Sipas marrëveshjes së arritur me DFB, Nagelsmann do të përfitojë rreth 400 mijë euro në muaj.Kompeticion që do të organizohet verën e ardhshme në Gjermani. Kjo është hera e dytë radhazi që tekniku i talentuar zëvendëson Hansi Flick.

Në fillim te Bayern Munchen dhe tashmë në stolin e Gjermanisë. Në fillim te Bayern Munchen dhe tashmë në stolin e Gjermanisë. Që gjatë viteve të fundit kanë munguar.

Përveç dështimit në Botërorin Katar 2022, skuadra kombëtare gjermane është paraqitur keq edhe në miqësore. Pesë ndeshjet e fundit kanë sjellë një barazim dhe katër humbje. Ecuri negative që solli edhe shkarkimin e Hansi Flick.

Tashmë nis epoka Nagelsmann, zgjedhje që është mirëpritur nga tifozët e zhgënjyer gjermanë. Të cilët besojnë se trajneri i ri do të zgjidhë problemet jo të pakta te Kombëtarja./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA