Avokati Gentiian Rumano këmbëngul se kontrata për sterilizimin në mjekësi duhet parë në balancë, dhe jo bardh e zi.
“Nuk mund të bëhet krahasimi duke parë apriori kontratën. Kontrata duhet të shihet në mënyrë të gjerë dhe gjithpërfshirëse. Nëse nuk ndodh kështu atëherë do të mendojmë që prokuroria është e ndikuar nga perceptimi i opinionit publik për ta dëmtuar këtë kontratë dhe jo për të nxjerrë më të mirat nga kjo kontratë. Nëse do të kontatohet që ka element të veprës penale gjithkush duhet të hetohet. Prokuroria ka mbledhur fakte që të çojnë tek dyshimi se ky koncension ishte paracaktuar dy vite më parë se kujt do ti jepej. Në këto kushte, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka shkuar edhe më tej”.
Gjyqtari i ka kërkuar prokurorisë që të nisë hetim edhe ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe atij të financave Shkëlqim Cani.
Top Channel