Nuk ka dëmtim për Maignan.
Tifozët e Milanit mund të marrin frymë lirisht për portierin që la fushën në pjesën e dytë ndaj Newcastle. Ishte në lidhje me të pjesa më e rëndësishme e buletinit mjekësor të shpërndarë paraditen e së mërkurës nga klubi ku sqaronte gjendjen e Maignan.
Është e vërtetë që ka një problem, por nuk bëhet fjalë për asgjë të rëndë teksa në komunikatën e Milan shkruhet: “Mike Maignan, gjatë ndeshjes së djeshme pësoi një lëndim në muskujt e kofshës së majtë. Rezonanca magnetike e kryer këtë mëngjes përjashtoi dëmtimet. Evolucioni klinik do të monitorohet ditë pas dite”.
Fjalë që përçojnë optimizëm, pasi nëse lexon mes radhëve të komunikatës kupton se mungesa e një date të saktë për tikthimin në fushë do të thotë se do të monitorohet ditë pas ditë dhe pasi të ketë kaluar një kohë e caktuar për të kaluar ngarkesën muskulore, cdo ditë mund të jetë e duhura për t’u rikthyer në stërvitje me grupin.
Mike Maignan gjithsesi mund t’i humbasë disa ndeshje, atë me Veronën të shtunën pasdite dhe ndaj Kaljarit të mërkurën e ardhshme, për t’u rikthyer në dispozicion të shtunën e 30 shtatorit përballë Lazios. Natyrisht duke qenë se bëhet fjalë për një monitorim të përditshëm, kjo është vetëm një hipotezë edhe pse më e mundshmja./ SuperSport
Top Channel