“30 mijë fëmijë mes bombardimeve”, Mkhitaryan: Në Armeni po bëhet gjenocid!

20/09/2023 12:33

Konflikti mes Armenisë dhe Arzerbajxhanit është përshkallëzuar përsëri. Rajoni Nagorno-Karabakh mban në tension dhe luftë prej vitesh dy shtetet.

Azerbajxhani ka rinisur operacionet ushtarake, ndërkohë që armenët etnikë të Nagorno-Karabakh bëjnë thirrje për armëpushim.

“Synohet spastrim etnik”, deklaroi Nikol Pashinyan, kryeministri armen. Ndërkohë që në kampin tjetër theksojnë se kanë marrë masa anti-terroriste.

Në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar edhe Henrikh Mkhitaryan, futbollisti armen i Interit, i cili shkëlqeu në suksesin 5-1 kundër Milanit në derbi. Me dy gola dhe një asist.

120 mijë civilë, mes të cilëve 30 mijë fëmijë, ndodhen nën sulm ushtarak. Azerbajxhani ka rifilluar luftën kundër Nagorno Karabakhut, duke bombarduar civilët dhe infrastrukturën.

Pas nëntë muajsh embargo tregtare, zi buke dhe mohim të ndihmës humanitare. Siç shprehen edhe ekspertët, bëhet fjalë për gjenocid.

U bëj thirrje tifozëve, botës së sportit dhe shtypit që të reagojnë dhe të ndihmojnë në përhapjen e fjalës për rivendosjen e paqes.

Një fëmijë është vrarë, teksa janë plagosur edhe 11 të tjerë”, thekson futbollisti i njohur në thirrjen dhe qëndrimin e tij të fortë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA