“Tërmet” te Marseille, trajneri Marcelino jep dorëheqjen

19/09/2023 20:51

Tërmet te Marseille. Mediet franceze kanë raportuar se trajneri Marcelino, i cili mori drejtimin e skuadrës gjatë verës duke zëvendësuar Igor Tudor, ka dhënë dorëheqjen pas shtatë ndeshjesh.

Mediet franceze kanë bërë me dije se trajneri ua ka komunikuar largimin e tij lojtarëve gjatë seancës stërvitore të kësaj të marte, ndërsa tani pritet edhe lajmërimi zyrtar nga ana klubit marsejez.

Marcelino Garcia Toral u zyrtarizua më 23 qershor, ndërsa nisi aventurën e tij në kualifikueset e Champions League, por u eliminua nga Panathinaikos dhe që këtu kanë nisur përplasjet e para midis spanjollit dhe bordit drejtues.

Skuadra dështoi këtë fundjavë ndaj Toulouse në “Velodrome”, ndërsa ishte barazimi i tretë sezonal, ndërsa në këtë mesjavë, Marseille do të luajë në Europa League përballë Ajax dhe në fundjavë do të luajë në Paris ndaj PSG-së.

Tashmë, në stolin e marsejezve pritet të ulet ish-lojtari i Milanit, Jean-Pierre Papin, fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1991./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA