“Te Juventus nuk mërziten kurrë”, Buffon: Nuk kam çfarë të flas për Bonuccin dhe Pogba

19/09/2023 09:20

Gianluigi Buffon vendosi të tërhiqet nga futbolli në moshën 45-vjeçare ndërsa ka nisur tashmë një aventurë të re në stafin e kombëtares së Italisë, aty ku mban pozicionin e shefit të delegacionit të axurrëve.

Në një intervistë për DAZN, Buffon flet për shumë tema duke prekur sigurisht Juventusin klubin ku bëri historinë, por edhe rolin e te kombëtarja.

“Jam i lumtur për detyrën e re, jam mirëpritur nga të gjithë. Edhe djemtë janë treguar shumë mirëkuptues prej ditës së parë, lidhja ime me ta është shumë e ngushtë dhe kështu mund t’i besojmë njëri-tjetrit. Futbolli italian në Europë? vitin e fundit nuk ishim larg të tjerëve, treguam se mund të luajmë si të barabartë. Interi, por edhe Milani nëse janë në ditë të mirë mund t’i hapin probleme edhe skuadrave si Manchester City e Real Madrid.

Juventusi? Aty çdo javë del nga një çështje e re, por te Juventus nuk mërziten. Kura më e mirë është paraqitja në fushë, ajo largon çdo polemikë. Juventusi mund të konkurrojë për titullin, mund ta bënte edhe vitin e kaluar. Këtë vit nuk janë as në Kupat e Europës dhe unë shoh që pak skuadra kanë një organikë si ajo e Juventus. Interi është ekipi me më shumë kualitet, por ata kanë edhe impenjime të tjera.

Pogba dhe Bonuçi? Nuk kam shumë për të thënë. Më vjen shumë keq sepse i njoh të dy, dhe po ashtu njoh shumë mirë edhe Juventusin. Në klub ka pasur disa ndryshime dhe shumë figura janë larguar, Allegri është ende aty dhe unë nuk dua të flas sepse mund të jetë e pavend. Duhet ta njohësh mirë situatën para se të flasësh”, u shpreh Buffon./Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA